RRETH NESH

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Royal Travel është agjencion turistik i themeluar në vitin 2004 ashtu që t’ju ofrojmë besimtarëve myslimanë shërbime elitare për kryerjen e Haxhit dhe Umrës konform rregullave të Kuranit dhe në pajtim me sunetin e të Dërguarit Muhammed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Dëshira për themelimin e këtij agjencioni vjen si rezultat i punës shumëvjeçare në shërbim të haxhinjve duke parë vuajtjet me të cilat ballafaqoheshin haxhilerët e Ballkanit në përgjithësi, duke filluar që nga transporti, akomodimi në hotele, ushqimi dhe vështirësitë e tyre në kryerjen e ritualeve të haxhit sipas rregullave të caktuara. Kryerja e Haxhit dhe Umres konform rregullave ka shpërblim të madh. Ai i cili e kryen haxhin duke respektuar të gjitha normat dhe dispozitat e tij kthehet i pastër nga mëkatet si atë ditë kur e ka lindur nëna e tij, në të kundërtën shpërfillja e këtyre rregullave dhe mosplotësimi i tyre mund të rezultojë që haxhiu të kthehet me më shumë mëkate sesa kishte para se të shkonte. Me qëllim të shmangies së këtyre problemeve “Royal Travel” ofron zgjidhjen më fatlume për kryerjen me përpikëri të Haxhit dhe Umres dhe duke respektuar të gjitha rregullat e këtyre adhurimeve.

Në vitin 2008 “Royal Travel” fitoi të drejtën nga Ministria e Haxhit dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite që të veprojë si operator i parë në rajon për individë dhe grupe për organizimin e Umres për këto shtete: Republika e Kosovës, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja & Hercegovina.

Nga shërbimet tona gjer më tani kanë përfituar shumë besimtarë nga vendet e sipërpërmendura dhe diaspora, si p.sh. nga: Zvicra, Austria, Gjermania, Finlanda, Belgjika, Suedia, etj.

Përvoja jonë dhe këshillat e klientëve tanë na kanë obliguar që çdo vit ta rrisim cilësinë e shërbimeve tona. Përfitues të këtyre shërbimeve mund të jenë të gjithë bashkatdhetarët tanë me qëndrim në diasporë, por që kanë ndonjë dokument identifikimi (lejen e qëndrimit) të rajonit ku ne operojmë edhe nëse kanë pasaportë të vendeve ku aktualisht jetojnë.

Shërbimet


Hotelet më të mira

Ne zgjedhim gjithmonë hotelet më të mira për klientët tanë, si për nga kualiteti ashtu edhe për nga çmimet e volitshme.

Shërbime të tjera

 Pajisje me vizë biznesi për hyrje në Arabinë Saudite Pajisje me vizë turistike për në Emiratet e Bashkuara Arabe Shitjen e avio-biletave për të gjitha destinacionet në botë Përkthimin e dokumenteve nga gjuha arabe në gjuhë shqipe dhe anasjelltas

Çmime konkurrente

Ofrojmë çmimet më të mira në treg.



Çfarë thonë klientët për ne


  • Es-selamu alejkum, pasi falenderoj Allahun me pas falenderonj Royal Trevel, stafin me në krye hoxhë Bekimin, hoxhë Dritani dhe hoxhë Salatinin. Unë dhe shokët e mi jemi shumë të kënaqur që kryem umren me ju. Unë si hoxhë do t'ia rekomandoj çdo besimtari që don të kryej umren se ia vlen të udhetosh me Royal Trevel, hotelet shumë afër haremit, Salatini me unrexhinjtë në çdo hap, udhëtimi me turkishin, autobus per transportin e brendshem komod, të pesë vaktet i fal në harem për shkak të afersisë që kan hotelet ... Mos shikoni çmimin sepse ky është çmim real dhe ju garantoj se insha-Allah nuk do të mbeteni të zhgënjyer. Me respekt vëllai juaj në fe.
    Muhamed Mata
    Hoxhë
  • Të përpikt, staf i shkëlqyer. Të fjalës së mirë. Respekt.
    Rrahman Q. Saramati
    CEO
    -
    N.T.P Zambaku
  • Është mirë të udhëtosh me njerëz të mirë. Hallall ju koft, veq përpara, ju lumtë.
    Mehmet Krasniqi
  • Es-selamu Alejkum. Unë jam shumë i kënaqur me shërbimet tuaja. Allahu ju shpërbleftë për gjithçka.
    Menteres Buzhala
  • E çka me thanë, kur po presim për të 4 herë me udhëtu me juve. InshaAllah shumë shpejt edhe fjalët miradie për ju nga vendi i shenjët. Allahu jua shtoftë bereqetin.