Royal Travel në:
 
 


Umra 2017

SUPER OFERTA PËR FUNDVIT!
NXITONI SEPSE VENDET JANË TË LIMITUARA.
DATA E NISJES: 29 DHJETOR

Aranzhmani përfshinë 9 NETË (me mëngjes dhe darkë)
HOTELET MEDINE & MEKKE “ RAMADA HOTEL “
Dhoma me 4 shtretër – 1120 Euro (për person)
Dhoma me 3 shtretër – 1170 Euro (për person)
Dhoma me 2 shtretër – 1220 Euro (për person)

ITINERARI:
FR 29DEC PRNIST 0910 1250
FR 29DEC ISTMED 1605 1935
MO 08JAN JEDIST 0255 0650
MO 08JAN ISTPRN 1955 1935

ORARI I PUNËS:
E HËNE - E PREMTE
08:00 - 18:00

E SHTUNË:
09:00 - 16:00

Për informata dhe rezervime të vendit:
Kosovë: +377 44 121 619 (Viber & WhatsApp)

Shqipëri:
Fix: +355 42 231 015
Cel: +355 67 632 1700 (Viber & WhatsApp)







VAZHDOJME ME OFERTEN " ROYAL GOLD "
Udhëtim i veçantë jetësor per ne Umra :).
UMRA ME 8 DHJETOR 2017


Aranzhmani përfshinë 9 NETË (me mëngjes)
HOTELET MEDINE & MEKKE “ RAMADA HOTEL “
Dhoma me 4 shtretër – 990 Euro (per person),
Dhoma me 3 shtretër – 1040 Euro (per person),
Dhoma me 2 shtretër - 1090 Euro (per person).

Udhëtimi më 8 Dhjetor 2017, me Turkish Airlines.
Nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgorica,
Beogradi, Sarajeva dhe Europa

ITINERARI:
FR 08DEC PRNIST 0910 1250
FR 08DEC ISTMED 1605 1935
MO 18DEC JEDIST 0255 0650
MO 18DEC ISTPRN 1955 1935

_________________________________________________________________________________

Kërkesat e dokumentacionit për aplikuesit:

- Pasaporta (vlefshmëria më së paku 6 muaj)
- 1 Foto (me prapaskenë të bardhë 3.5 x 4.5 cm)
- Vaksina e meningjitit (kushton 30€ dhe realizohet tek IKShPK)

- Nëse udhëtojnë së bashku burrë dhe grua: Certifikata e kurorëzimit*
- Nëse kanë fëmijë me veti: Deklarata e Bashkësisë Familjare*

*Certifikata/Deklarata duhet të jetë më e re se 6 muaj dhe të përkthehet në gjuhën arabe.



_________________________________________________________________________________

Rregullat e Umres

Haxhi dhe umreja kryhen për hir të Allahut dhe po që se pengoheni, atëherë therrni kurban çfarëdo që t’ju vijë më lehtë dhe mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Ai që është i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) shpagimi duhet të jetë: agjërim, sadaka ose kurban. E kur të jeni të sigurt, ai që bën umren para haxhit duhet ther një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të kthehet, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro Allahun dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë. (Kur’an, 2/196)

Transmeton Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu se Pejgamberi salallahu aljehi ve selem ka thënë: “Pasoni haxhin me umre sepse ato e largojnë varfërinë dhe mëkatet ashtu siç e largon zjarri llomin nga hekuri, ari dhe argjendi, kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit”.

Rregullat dhe veprimet e caktuara që duhet bërë gjatë umres janë:

- Pastrimi i tërë trupit (gusul) para veshjes së ihramit,
- Veshja e ihramit,
- Bërja nijet nga Mikati dhe leximi i Telbijes,
- Tavafi rreth Qabes,
- Sa’ji në mes Safasë dhe Merves,
- Rruajta e kokës ose qethja e flokëve për meshkuj

Edhe gruaja duhet t’i zbatojë të gjitha rregullat dhe ceremonitë që ndërlidhen për umren, njejtë sikurse mashkulli, me përjashtim se gruaja duhet t’u përmbahet edhe këtyre rregullave:
- Nuk duhet që ta mbajë kokën të zbuluar (pa shami),
- Nuk e shqipton me zë telbijen,
- Nuk vrapon në mes shenjave të theksuara që gjenden mes Safas dhe Merves,
- Nuk e rruan kokën, porse i shkurton flokët pak,
- I lejohet të veshë rroba të qepura,
- Nuk i afrohet Haxherul-Esvedit, kur pranë tij gjenden tollovi meshkujsh,
- Nëse i paraqitet hajzi (menstruacionet) duke qenë në ihram, pret deri sa hajzi (menstruacionet) të përfundojë dhe pastaj pastrohet dhe e kryen tavafin dhe vetprimet tjera të umrës.

- Gruas nuk i lejohet të veshë dorashka gjatë kohës së ihramit ose ta mbulojë fytyrën e saj me perçe, me përjashtim të rastit kur ndodhen njerëz të huaj, sepse në këtë rast duhet ta mbulojë fytyrën e saj me perçe apo dicka tjetër, e njëjta gjë sikur të mos ishte me ihram.

Ndalesat gjatë Ihram-it

Pasi ta veshni ihramin për umre, duhet ta dini se tashmë keni hyrë në rite, e kjo do të thotë të mos veproni asnjë nga ndalesat e ihramit. Këto ndalesa janë si vijon:

- Prejra e qimeve apo thonjve, përveç nëse bjen pa qëllim diçka prej tyre, apo nëse pret flokët dhe thonjtë duke mos e ditur gjykimin rreth saj, kjo nuk paraqet problem.

- Gjithashtu, nuk lejohet që të parfumoset rroba ose trupi, e nuk paraqet problem nëse ka mbetur aroma e parfumit që mund ta ketë hedhur para se të veshë ihramin.

- Nuk lejohet gjuetia ndaj kafshëve tokësore, duke i vrarë apo duke i trembur, qoftë edhe nëse ndihmon ndonjë tjetër në këtë vepër.

- Prerja e degëve të haremit dhe pemëve të gjelbra, e kjo vlen si për atë që është në ihram ashtu dhe për atë që nuk është në ihram.

- Nuk duhet ta marrë sendin e gjetur në harem, përveç nëse e bën këtë për t’ia treguar autoriteteve përgjegjëse.

- Nuk duhet të kryejë akte fejese a martese duke qenë me ihram, gjithashtu, nuk lejohet të kryejë marrëdhënie intime gjatë kësaj kohe, e as të prekë gruan e tij me epsh.

- Mbulimi i kokës me ihram apo diçka tjetër që ngjitet me kokën, ndërsa përdorimi i çadrës, mbulesa e makinës nga lartë, apo mbartja e gjërave mbi kokë nuk janë problem.

Nëse ai që ka veshur ihramin nga harresa e mbulon kokën e tij apo duke mos e ditur gjykimin për këtë, ai duhet ta largojë rrobën e tij nga koka që në momentin që i kujtohet, apo atëherë kur e jmëson gjykimin e kësaj gjëje dhe nuk ka problem.
Veshja e rrobave të qepura në përgjithësi, siç janë; sirualet, çallmat apo këpucët, lejohen vetëm nëse nuk gjen ihram që të veshë siruale, nuk gjen sandale apo shapka kështu që vesh këpucë dhe kjo nuk është e ndaluar.

Personit me ihram, i lejohet të veshë shapka, unazë, syze, orë, kufje, rrip mesi dhe një lloj rripi në të cilin ruan paratë dhe dokumentet e rëndësishme.
Gjithashtu, lejohet ndërrimi i rrobave të ihramit për t’i pastruar si dhe larja e kokës dhe trupit. Nëse gjatë larjes bie ndonjë qime pa qëllim apo plagoset në këtë rast nuk ngarkohet me ndonjë detyrim.

Ihrami nuk ka ndonjë namaz të veçantë siç mendojnë shumë njerëz, pa harruar faktin se njeriu që ka veshur ihram nuk duhet të lërë pas dore gjërat që i ka kërkuar feja e tij, siç është; namazi në kohë me xhemat, largimi nga gjynahet dhe gabimet, fjalët e kota dhe zënkat siç veprojnë shumë muslimanë.

Vizat për umre klientëve ju ofrohen gjatë gjithë vitit, përveç sezonës së Haxhit.

 

© Copyright 2010 - 2013 - Travel Agency / Tour Operator “Royal Travel”. ® All Rights Reserved. Adresa: Bulevardi Bill Clinton, p.n. (përballë shtatores së Bill Clinton-it), Prishtinë - Republika e Kosovës
+377 (0)44 121 619, +386 (0)49 121 619, +381 (0)38 610 810, +966 55 071 72 64 (Mekka Kontakt), info@royaltravel-ks.com, royaltravel.ks@gmail.com, skype: royaltravel.ks