top of page

Perjeto Umrën

Udhëto me brend
453195827_985196913300530_6901989265795495208_n.jpg

Rezervo Online

Historia

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Royal Travel është agjencion turistik i themeluar në vitin 2004 ashtu që t’ju ofrojmë besimtarëve myslimanë shërbime elitare për kryerjen e Haxhit dhe Umrës konform rregullave të Kuranit dhe në pajtim me sunetin e të Dërguarit Muhammed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Dëshira për themelimin e këtij agjencioni vjen si rezultat i punës shumëvjeçare në shërbim të haxhinjve duke parë vuajtjet me të cilat ballafaqoheshin haxhilerët e Ballkanit në përgjithësi, duke filluar që nga transporti, akomodimi në hotele, ushqimi dhe vështirësitë e tyre në kryerjen e ritualeve të haxhit sipas rregullave të caktuara. Kryerja e Haxhit dhe Umres konform rregullave ka shpërblim të madh. Ai i cili e kryen haxhin duke respektuar të gjitha normat dhe dispozitat e tij kthehet i pastër nga mëkatet si atë ditë kur e ka lindur nëna e tij, në të kundërtën shpërfillja e këtyre rregullave dhe mosplotësimi i tyre mund të rezultojë që haxhiu të kthehet me më shumë mëkate sesa kishte para se të shkonte. Me qëllim të shmangies së këtyre problemeve “Royal Travel” ofron zgjidhjen më fatlume për kryerjen me përpikëri të Haxhit dhe Umres dhe duke respektuar të gjitha rregullat e këtyre adhurimeve.

Në vitin 2008 “Royal Travel” fitoi të drejtën nga Ministria e Haxhit dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite që të veprojë si operator i parë në rajon për individë dhe grupe për organizimin e Umres për këto shtete: Republika e Kosovës, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja & Hercegovina.

Nga shërbimet tona gjer më tani kanë përfituar shumë besimtarë nga vendet e sipërpërmendura dhe diaspora, si p.sh. nga: Zvicra, Austria, Gjermania, Finlanda, Belgjika, Suedia, etj.

Përvoja jonë dhe këshillat e klientëve tanë na kanë obliguar që çdo vit ta rrisim cilësinë e shërbimeve tona. Përfitues të këtyre shërbimeve mund të jenë të gjithë bashkatdhetarët tanë me qëndrim në diasporë, por që kanë ndonjë dokument identifikimi (lejen e qëndrimit) të rajonit ku ne operojmë edhe nëse kanë pasaportë të vendeve ku aktualisht jetojnë.

WhatsApp Image 2024-08-22 at 07.47.21.jpeg

Sherbimet Tona


● Pajisje me vizë biznesi për hyrje në Arabinë Saudite

● Pajisje me vizë turistike për në Emiratet e Bashkuara Arabe

● Shitjen e avio-biletave për të gjitha destinacionet në botë

● Përkthimin e dokumenteve nga gjuha arabe në gjuhë shqipe dhe anasjelltas

Stay Connected

bottom of page